Një 22-vjeçare nga Lushnja është proceduar penalisht nga policia pasi kishte thyer karantinën.

E reja ishte këshilluar nga autoritetet shëndetësore për të qëndruar në banesë për një periudhë 14-ditore pasi rezulton rast kontatki i një personi të prekur me covid-19.

Por gjatë kontrolleve të ushtruara nga unifromat blu, 22-vjeçarja nuk u gjet në banesën e saj pasi kishte udhëtuar drejt shtëpisë së prindërve në fshatin Kashtëbardhë.

Ndaj të resë u morën menjëherë masa administrative, ndërsa iu është komunikuar të gjithë familjarëve të vajzës që të mos dalin nga banesa deri në daljen përgjigjeve të tamponit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *