Bregu Lindor i Amerikës Veriore vijon të dridhet nga i ftohti ekstrem, teksa dëbora e të ashtuquajturit “cikloni bombë” ka mbërritur në Florida.

 

Deri tani numërohen 22 viktima. Në disa vende në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadasë, temperaturat kanë zbritur në nivele ekstreme, minus 29 gradë, ndërkohë që erërat kanë krijuar ndjesinë e temperaturës minus 67 gradë gjatë natës.

 

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin për përhapjen e sëmundjes së morthit i cili shkaktohet nga i ftohti ekstrem.

 

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për erëra të akullta dhe ngrica qe do te vazhdojnë në një sipërfaqe që nga Teksasi jugor dhe deri në Kanada, si dhe nga Montana e deri në New England.

 

Sipas Administratës Federale të Autostradave, 22% e aksidenteve motorike në SHBA shkaktohen nga kushtet e motit. Njerëzve u kërkohet të lirojnë rrugët në mënyrë që kamionët me kripë dhe borëpastruesit të mund të kalojnë.

 

Në këto kushte, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin gjatë javës, ndërkohë që apeloi tek qytetarët të shmangin qarkullimin në rast se nuk është i nevojshëm. I njëjti apel erdhi edhe nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio i cili theksoi se përparësi ka ruajtja e sigurisë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *