COVID-19 ka shkaktuar dy viktima këtë të mërkurë në Greqi.

Sipas të dhënave zyrtare, me dy viktimat e kësaj dite, shifra totale e personave që që humbën betejën për jetën ka shkuar në 21 persona.

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe numri I personave të infektuar.

Këtë të martë regjistrohen 78 të infektuar të rinj

Kësisoj numri total I personave të infektuar me koronavirus në Greqi ka shkuar në 821.

Shqetësues është edhe numri I pacienteve të cilët janë në gjëndje kritike, konkretisht 53 vetë.

Në Ballkan, Greqia është vendi me I goditur nga COVID-19 për shkak të numrit më të madh të viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *