Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat që tregojnë numrin e lartë të kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së.

Nëpërmjet një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se regjistrohen mesatarisht 31307 shqiptarë në vit që kërkojne azil. Këtë shifër, Tabaku e quan si “peshqeshin” që iu la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar! Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit kerkojne azil që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.  1 në 3 azilkerkues janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan demokratja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *