Në Britaninë e Madhe është regjistruar vdekja e dytë tek të të rinjtë,.

21 vjecarja Chloe Middleton e cila nuk vuante nga sëmundje të tjera, e humbi betejën me virusin.

Ndërkohë edhe princi Charles ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, ai po qëndron i izoluar në Skoci ndërsa vetëm dy javë më parë ka takuar mbretëreshën Elizabeth.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit kanë dhënë alarmin se gjysma e popullsisë mund të jetë infektuar pasi virusi ka qarkulluar në Britaninë e Madhe që në mes të muajit janar, kohë e mjaftueshme për t’u përhapur gjerësisht.

Ekspertët bëjnë thirrje për shtimin e testimeve në popullatë. Deri më tani, 435 persona kanë vdekur dhe më shumë se 8300 janë infektuar me Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *