Një grua 21-vjeçare në El Salvador, foshnja e së cilës u gjet e vdekur në tualet, ku lindi, është shpallur e pafajshme gjatë rigjykimit të çështjes.

 

Evelyn Hernández kishte deklaruar gjithmonë se ishte e pafajshme pasi nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe se e kishte humbur vetëdijen gjatë lindjes.

 

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me burg prej 40 vjetësh. Dënim që kishte shkaktuar reagim tek aktivistët për të drejtat e grave si në El Salvador ashtu dhe në vendet e tjera, duke kërkuar lirimin e 21 vjeçares.

 

El Salvador ka një nga ligjet më të rrepta kundër abortit në botë. Aborti është i paligjshëm në të gjitha rrethanat dhe ata që shpallen fajtorë përballen me dy deri në tetë vjet burg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *