Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të korruptojë policët rrugorë, për të shmangur gjobën.

 

Gjatë kryerjes së veprimeve policore në rrugën “Imer Ndregjoni”, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S. i ofroi punonjësit të policisë 2 mijë lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

 

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *