21 persona të burgut të sigurisë së lartë Burrel pritet të lënë qelitë e burgut për 3 muaj. Sipas informacionit të marrë, ata do të jenë në vëzhgimin e policisë pasi nuk kanë të drejtë të dalin nga banesat.

 

Periudha e qëndrimit në shtëpi atyre u quhet ditë burgu. Nëqoftëse konstatohet nga policia që janë larguar nga banesa ata rikthehen përsëri në qeli.

 

Pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se janë rreth 600 të burgosur që do të përfitojnë lirinë në kuadër të masave të marra kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *