Subscribe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin e Gjirokastrës orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ku një 20-vjeçare humbi jetën pas lindjes.

Klea Muxhaj nga fshati Zhulat u soll në maternitet rreth orës 21:00 nga familjarët e bashkëshortit pas dhimbjeve të lindjes.

E reja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të pozicionit të fëmijës, i cili u realizua me sukses duke sjellë në jetë dhe foshnjën e saj të parë.

Por dhe pse operacioni shkoi mirë, rreth orës 03:00 të mëngjesit 20-vjeçarja shfaqi probleme shëndetësore. Sipas spitalit të Gjirokastrës, pavarësisht asistencës të mjekëve e reja nuk mundi dot që të mbijetojë.

 

SPITALI RAJONAL I GJIROKASTRES

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20-vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjën e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për ngjarjen.

 

Ndërkohë familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë. Sipas tyre, 20-vjeçarja ka pasur dhimbje të forta por nuk i është ofruar sherbimi .

 

 

KUNATI I KLEA MUXHAJT

O është neglizhencë doktori o s’bën vaki. Dhe neve na kanë lajmëruar në orën 4:30. Dmth na thënë është rëndë, por ajo kishte mbaruar punë më shpejt. Infermierët nuk mbajnë qëndrim, njeri thotë hemorragji tjetri nuk e di si iku pacientja se ishte në rregull. Janë tre infermier me tre versione të ndryshme.

 

 

VJEHRRI I KLEA MUXHAJT

Vajza ka qenë shtatzëne. Jemi lidhur me doktor Dashin. I kanë thënë që do bëni operim. Doli për një orë, na thane bebi është mire 2.500, vajza është mirë.

 

VJEHRRA E KLEA MUXHAJT

E pashe ishte mire. Në orën 3 më thonë që është përkeqësuar nusja. U futëm brenda. Doli doktori dhe tha iku.

 

Lidhur me rastin, familjarët kanë bërë një kallëzim penal në prokurorinë e Gjirokastrës, e cila ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *