Burak Ozciviti ka qenë në Izmir para disa ditësh ku ka përjetuar disa momente prekëse. Një vajzë re ka deklaruar se aktori i ka shkuar asaj për vizitë në spital ndërkohë që ajo kurohej për leucemi dhe se falë vizitës së tij, ajo tani është shëruar dhe ndihet shumë mirë.

 
Aktori kishte shkuar në Izmir për galanë e filmit “Vëllai im 2”, ku luan edhe në rolin kryesor. Së bashku me dy koleget e tij në këtë film, Leyla Feray dhe Pinar Deniz, Ozcivit është takuar në një qendër tregtare të Izmirit me një adhuruesen e tij, 20 vjeçaren, Dunya Ozguc, dhe ky takim i ka bërë të gjithë të pranishmit të përlotën.

 

Vajza që kishte dy vite që luftonte me leuceminë, tha se aktori i famshëm e kishte ndihmuar që ajo t’i jepte kurajë vetes. “Para se të takohesha me të, do të shkoja të bëja transplantin dhe dhoma ime ishte e mbushur me fotografitë e Burakut. Falë moralit që më ka dhënë Buraku, unë e munda sëmundjen time. Tani kam flokë, kam qerpikë, kam vetulla.”
Ndërsa Burak Ozcivit që u ndje i prekur nga fjalët e vajzës dhe u shpreh i lumtur se: “Pjesa më e veçantë e punës sonë është ajo që tha kjo vajzë. Pra, që është shëruar falë meje. A mund të ketë lumturi më të madhe se kjo?”.

 
Të gjithë personat e pranishëm përjetuan momente shumë prekëse në takimin e aktorit me Dunya, e cila e mundi sëmundjen e saj, sepse gjatë gjithë periudhës së trajtimit aktori Ozcivit i kishte shërbyer si një figurë për t’i ngritur lart moralin dhe inkurajuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *