Tre grabitësit që mbytën për vdekje 20-vjeçaren greke dyshohet se janë shqiptarë dhe grekë.

 

Sipas mediave fqinje, pas këtij krimi fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje, teksa raportuan se ata përdorin rrugicat e lagjeve për t’iu shmangur postblloqeve të policisë.

 

Autoritetet shtuan se banda kriminale ka në shënjestër lagjet e pasura periferike të kryeqytetit grek, Athinën.

 

Zyrtarët grekë hedhin dyshime se autorët do të kishin vrarë edhe bashkëshortin e saj, pasi i kishin lidhur sytë dhe i kishin vënë izolues në gojë, por atij i kishte rënë të fikët dhe grabitësit menduan se kishte vdekur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *