Një 20-vjeçar nga Shkodra u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, me K. H.,24 vjeç.; të dy banues në fshatin Grudë e Re.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje

“Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *