Policia e Korçës ka arrestuar një infermier, pasi kundrejt shumave të ndryshme parash, u premtonte studentëve notë kaluese në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

 

Sipas uniformave blu të këtij qyteti i arrestuar është shtetasi Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan.

 

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *