Subscribe

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Gramsh.

 

Një mjet tip “Fuoristradë” doli nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Burimet bëjnë me dije se ata ndodhen ende brenda mjetit, ndërsa katër persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. Dyshimet e para janë që personat brenda makinës janë sirianë.

 

Paraprakisht raportohet se mjeti ka rënë në humnerë dhe kanë ndërruar jetë shoferi 28-vjeçar dhe një pasagjer. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. Aksidenti ka ndodhur rreth 3 km të Gramshit, pranë vendit të njohur si Depot e Ushtrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *