Ka shkuar në 2,469 numri i personave që kanë humbur jetën në mbarë botën nga koronavirusi, ndërsa regjistrohen  78,966 të infektuar.

 

Virusi i rrezikshëm është shpërndarë në 33 shtete. Ndërkohë, shëndeti i 23.418 personave është përmirësuar.

 

Pas Kinës, Irani është vendi i dytë me numrin me të lartë të viktimave.

 

Ndërkohë, në Itali janë 134 persona që kanë rezultuar pozitiv nga koronavirusi. Për të parandaluar përhapjen e virusit, qeveria italianë  ka miratuar një draft me masa specifike për përballimin e emergjencës.

 

Shkollat dhe universitetet janë mbyllur në të gjithë Lombardinë, për një javë, por edhe në Veneto dhe Piemonte.

 

Kryeministri Giuseppe Conte tha për mediat se masat e marra janë në funksion të mbrojtjes së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *