Prej dy ditësh, Drejtoria e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër është pa një drejtues. Drejtoresha e mëparshme, Lindita Haxhia, ka dhënë dorëheqjen nga ai post dhe është emëruar specialiste pranë Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, duke lënë bosh atë vend.

Në një kohe kur Shkodra është ndër qytetet më të prekura nga pandemia e COVID-19,me 190 raste aktive, Njësia Vendore e Kujdesit Shendetësor nuk ka një drejtues. E gjithë ajo qendër sanitare në kohën më të veshtire, kur rastet me të infektuar po shtohen, tashmë mbetet pa nje drejtues.

Per momentin Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Shkoder nuk ka asnjë drejtues as të komanduar dhe është totalisht bosh. E vetmja mjeke që ka mbetur është Dhurata Hysa, e cila drejton shërbimin epidemiologjik.

Pas dorëheqjes se ish-drejtoreshës Haxhia, Drejtoria Rajonale e Operatorit te Kujdesit Shendetësor dhe vetë Ministria e Shëndetësisë bërë vendimin e ri, duke e emëruar si specialiste prane Drejtorisë së Operatorit, duke pranuar qe Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor te mbetet bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *