Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë të mërkurë dënimin me 170 vjet burgim për 17 anëtarë të një grupi të gjerë, që shpërndante lëndë të forta narkotike në disa zona të Tiranës. Nga hetimet rezultoi se këta persona kishin krijuar një rrjet të sofistikuar shpërndarje heroine dhe kokaine në zonat e Tiranës së Re, ish-bllokut, Sauk, rr. Elbasanit. Xhiroja e tyre llogaritej në rreth 50 mijë euro në muaj. Sipas organit te akuzës, anëtarët e grupit funksiononin në bazë të hierarkisë, me role të ndara: furnizues, transportues, shpërndarës. Organizatorët kishin krijuar edhe kushtet teknike për përpunimin dhe ndarjen e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *