Italia regjistroi këtë të martë 17 viktima dhe 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan se pacientët e shtuar me simptoma janë 777, nga të cilët 60 ndodhen në terapi intensive. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  335 pacientë.

Italia shënon në total 34.984 viktima dhe 243.344 persona të infektuar, ndërsa e kanë fituar gjithsej  betejën me virusin 195.441 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *