Pas goditjes së fuqishme të tërmetit shkatërrimtar ditën e sotme në Izmir të Turqisë, shifrat e personave të plagosur vazhdojnë të rriten. Sipas të dhënave zyrtare, 17 persona kanë humbur jetën dhe rreth 700 persona janë plagosur.

Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende për të nxjerrë trupat nga rrënojat.

Tërmeti me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, i cili u raportua nga Agjencisë turke te Fatkeqësive dhe Emergjencave, u ndie dhe ne ishujt e Greqisë. Pasgoditjet vijojnë ende, ku mes tyre janë regjistruar mbi 20 me magnitudë mbi 4 ballë.

Nga rrënojat e dhjetëra banesave dhe pallateve të shkatërruara janë shpëtuar rreth 70 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *