Subscribe

Në një kohë kur numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë, ka edhe lajme të mira. Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, 17 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin deri tani. Nga ana tjetër, tre pacientë janë në gjendje të rëndë.

 

“Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *