Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaç, gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor, ka mohuar çdo lloj ndërhyrje apo presioni nga kryeministri Rama për kalimin e 17 akteve brenda një dite për koncesionet gjë që e hodhi poshtë.

 

Agaçi i ka konsideruar shpifje deklaratat se Këshilli i Ministrave ka kaluar 17 vendime.

 

Tabaku: Për 3 inceneratorët financimet janë të ndryshme dhe vendimet e Keshillit te Ministrit janë të ndryshme. Kemi një dopio standard për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

 

Agaçi: E vërteta është që unë nuk thashë që vendimi nuk ka baza ligjore. Në rastet e financimeve të kontratave detyrimi ligjor i Këshillit të Ministrave është që miraton kur Ministria e Financave jep autorizimin për të. E konfirmoj, vendimi për sigurimin e financimin ishte me mendimin pro të ministrisë së Financave. Sekretari i Përgjithshëm nuk propozon akte, nuk kam tagër.

 

Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri Rama? Jan kryer 17 procedura brenda një dite

 

Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më interesn ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite.

 

Tabaku: A ka pasur presión për kalimin e ketyre vendimeve?

 

Agaçi: Në administratën publike zhvillohen me qindra procedura. Nuk jam në gjenje të përgjigjem për gjëra jashtë funksionit tim. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.