Këtë të premte në Shqipëri kanë humbur jetën 16 persona të infektuar me koronavirus. Ata ishin të moshave 54-87 vjeç.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas testimit të 2.986 qytetarëve, janë konfirmuar edhe 494 raste të reja. Ndërsa sëmundjen e mposhtën 690 të infektuar.
Numri i pacientëve në spitalet COVID vijon trendin zbritës. Gjatë 24 orëve të fundit, të shtruar janë raportuar 380 qytetarë, 33 në terapi intensive, 13 prej të cilëve në intubim.




