Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal.

Ata u kapën duke transportuar shtetas të huaj.

Në pranga gjatë operacionit “Përseritësi” përfunduan: E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”) si dhe shtetasi me iniciale F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Ata u kapën në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Peugeot”, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *