Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar sot 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

Balla shprehet se në një ditë të tillë duhet të shohim e të kuptojmë se si sillet politika shqiptare në Kosovë e Shqipëri sot, e cila duhet të jetë po aq e vlefshme sa sakrifica e heronjve të vrarë për liri.

 

Kur festojmë një ditë si kjo duhet të mbajmë e ndjejmë seicili një ndjenjë faji se si duhet të sillet politika shqiptare në Kosovë e Shqipëri sot, që të jetë po aq e vlefshme sa sakrifica e jasharëve, rezistenca e Ibrahim Rugovës dhe udhëheqësia e Hashim Thaçit në ato kohë kur u morën vendime të rëndësishme.

 

Guximi për t’u vrarë për liri është po aq i rëndësishem sa guximi sot për t’u përballur në paqe me kundërshtarin dhe për të mbrojtur ëndrrën e të rënëve për liri.

 

Duke mos harruar se fitoren e arritëm me perëndimin në krah dhe duhet të mbyllet e të sanksionohet në aleancë me Bashkimin Europian dhe NATO-n”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *