Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur sot brenda një qendre tregtare në Suedi, në qytetin e Malmos.

 

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, një burrë dhe një grua të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

 

Oficerët e policisë rrethuan ndërtesën dhe hynë të armatosur në godinë menjëherë pasi u ngrit alarmi.

 

“Ka pasur të shtëna. Jemi në vendngjarje me një numër të madh burimesh dhe e kemi rrethuar vendin, thotë Jimmy Modin, zëdhënës i shtypit në qendrën komanduese të policisë.

 

Sipas informacioneve paraprake një i dyshuar është arrestuar në lidhje me ngjarjen, i cili është i moshës 15-vjeç.

 

Jashtë qendrës tregtare ka shumë të rinj, shumë prej tyre të mërzitur. Ata tregojnë se si panë oficerët e policisë që vinin duke vrapuar të armatosur dhe se si qindra njerëz vrapuan nga qendra tregtare.

 

Përforcime policore nga Helsinborgu kanë shkuar gjithashtu në vendngjarje. Një dëshmitare e quajtur Malin Ëeibull ishte brenda qendrës tregtare kur shpërthyen të shtënat.

 

“Ne u ulëm në tokë dhe pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Ata bërtitën se ka të shtëna, ka të shtëna”, rrëfeu ajo.

 

Ndërkohë, Josef Jaber ndodhej në qendër me babanë dhe motrën e tij. “Ishim në dyqanin e Apple për të rregulluar një celular, ata qëlluan në të njëjtin kat. Dëgjuam rreth pesë të shtëna. Pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Njerëzit që punojnë në dyqan bërtisnin se po dilnim. Njerëzit qanin. Ishte e frikshme”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *