Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar tashmë në shifrën 145 mijë.

Ky është bilanci të të enjtes mbrëmje vonë dhënë nga “Johns Hopkins University”.

SHBA janë vendi me më I goditur me mbi 34 mijë viktima në total nga të cilët afro 1600 vetëm këtë të enjte.


Amerika numëron 670 mijë persona të infektuar.

Më pas është Italia me mbi 22 mijë viktima dhe Spanja me mbi 19 njerëz që kanë humbur jetën.

Franca me afro 18 mijë dhe Anglia që po i afrohte kuotës 14 mijë janë vende që shqetësojnë shumë sa I takon mesatares së ditëve të fundit për numrin e viktimave në 24 orë.

Gjermania numëron 3400 të vdekur ndërsa Irania 4900.

Numër të madh viktimash ka edhe Belgjika ( afro 4900), Turqia 1643, Holanda 3315 dhe Zvicra 1281.

Suedia gjithashtu po kalon ditë të vështira pasi tani ka 1333 vdekje në total.

Në mbarë botën rastet me persona të prekur nga covid 19 kanë shkuar në total 2 milionë e 167 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *