Një vajzë 14-vjeçare në një qendër karantine COVID-19 në kryeqytetin e Indisë Delhi u sulmua seksualisht nga një pacient tjetër brenda objketit.

19-vjeçari i akuzuar për ngjarjen dhe një burrë tjetër që dyshohet të ketë filmuar ngjarjen, janë arrestuar nga policia.

Të tre ata ishin pozitivë me koronavirus dhe ndodheshin në qendrën më të madhe të karantinës në Indi, me 10 mijë shtretër.

India deri tani ka konfirmuar më shumë se 1.2 milionë raste, duke u renditur si vendi i tretë me numrin më të madh të të prekurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *