Hetimi i ndërmarrë nga autoritetet lokale në Fribourg të Zvicrës ka bërë të mundur ç’montimin e një grupi kriminal shqiptarësh që merrej me trafik heroine në disa kantone të shtetit helvet.

Sipas mediave zvicerane bëhetg fjalë për 14 të arrestuar deri tani, shumica e të cileve jetonin dhe punonin në këtë vend.

U bë e mundur sekuestrimi i 8.5 kg heroinë dhe 10.5 përzierës heroine. Nëse do të hidhej ne treg sasia e drogës, vlera që do të përfitohej ishte 1 milion dollare.

Mësohet se heroina fshihej kryesisht në parqe dhe pyje ndërsa shitja bëhej në Bern, Vaud dhe Gjenevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *