Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hequr pasaportat diplomatike për ish-kryebashkiakët për shkak të mbarimit të mandatit  të tyre.

 

Në total, mëson “Vizion Plus” janë hequr 14 pasaporta shërbimi, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave për kriteret e lëshimit të këtyre dokumenteve.

 

Sipas vendimit te Ministrise se Jashtme u hiqet pasaporta ish-kryebashkiakut te Kavajës, Elvis Roshi, ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelaz Mziu, atij të Elbasanit Qazim Sejdini  si dhe 11 ish drejtuesve të tjerë të bashkive.

 

Po ashtu, pjesë e listës janë edhe Petrit Sinaj, Nezir Rizvani, Basir Cupa, Ardjan Kokomani, Durim Rroshi, Niko Shupuli, Edmond Themelko, Ilia Selfo, Artur Bardhi, Zef Hila dhe Fiqiri Ismaili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *