Sot, Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare, në Prishtinë konsiderohen si datat më të rëndësishme të histories.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta urojë këtë ditë, duke publikuar fotografinë e artistes shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila shihet e veshur me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Po ashtu, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë një mesazh-urimi. Ajo shprehet se 17 shkurti i 13 viteve më parë, kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor, për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza të saj.

“Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE. Me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë, Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj. Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t’i përballojë në mënyrë të suksesshme. Gëzuar 17 shkurtin, gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *