Një aksident me pasojë jetën është shënuar në Lezhë, ku viktimë mbeti një fëmijë 13 vjeç.

 

Ervin Memaj, rreth një javë më parë u rrëzua nga biçikleta me të cilën lëvizte, duke pësuar dëmtime të shumta.

 

Pas një jave në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, i mituri ka gjetur vdekjen këtë të shtunë.

 

Situata në familjen Memaj bëhet edhe më e rëndë, duke qenë se vogëlushit të ndjerë, i kishte vdekur nëna rreth jashtë muaj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *