Në takimet elektorale në Vorë dhe Fier , kryeministri Rama e cilësoi çmenduri dekretin e presidentit Meta per 13 tetorin si datën e re te zgjedhjeve lokale.
Rama tha se e kishte parashikuar këtë lëvizje të ish aletatit të tij por 30 qershorin se lëziv asgjë.
“Duke ardhur dëgjova Xhuljetën, që tha se më kishte plagosur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë, ndërsa sot konfirmoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë dhe s’ka si të ndodhë. Xhuljeta tha se do vazhdojë luftën, nuk e pranon 13 tetorin. Tani në fakt ai 13 tetori, e kam parashikuar unë, fallxhorja sheh filxhan, unë bëj parashikime. Thashë se mund të ndodhte një datë e re, dhe parashikova 21 tetor. Të jesh para tyre nuk është zgjuarsi e madhe, se janë komplet bosh nga koka. Por e kam ditur se çmenduria e parë do pasonte të dytën, dhe thashë 21 tetor, por u bë 13. Po mendoja pse e bëri 13. Se ai mund ta bënte dhe të hënën, më 21. Ka një arsye, ka menduar që më 15 është ditëlindja e Doktorit, por prapë është ters 13, se Doktorit i bie të martën ditëlindja. Është vetëm për t’u argëtuar dhe qeshur. Zgjedhjet janë pengu i tyre për të marrë peng Shqipërinë dhe për të mos e lejuar që të çeli negociatat”.
Kryeministri Rama inaguroi edhe hapjen e njërës ane të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut dhe anasjelltas.




