Subscribe

Kandidatet qe nuk kane fituar asnjë dege për studimet e larta, kane edhe dy dite kohe për te aplikuar për raundin e dyte.

 

Vonesa përtej këtij afati do ti linte jashtë dyerve te universiteteve. Kreu i rrjetit akademik shqiptar sqaron për mundësitë qe kane kandidatet ne 13 mije vendet e lira.

 

Por universitetet nuk do te djegin kuotat bosh. Kandidatet qe kane aplikuar ne dy raundet e para dhe nuk kane fituar, kane mundësi te regjistrohen ne degët me vende te lira.

 

Tre vitet e fundit numri i kuotave ne Universitete me i larte se i aplikantëve. Mbi 30 mije te tilla ofrojnë shkollat e larta 27 mije te rinj. Mbi 8 mije kane aplikuar për studime jashtë vendit ndërsa rreth 20% e kandidateve regjistrohen ne universitete private, kryesisht ne raundin e dyte pasi kane dale jofitues ne aplikimet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *