Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë së bashku me ministren Belinda Ballku, me fokus ekonominë.

Ai deklaroi se aeroporti i Kukësit mund të jetë funksional në pranverë, duke shtuar se nuk e harron misionin e tij për të një avion me emigrantë nga Londra për të votuar Partinë Demokratike.

“Unë mendoj se në pranverë të këtij viti aeroporti i Kukësit do të jetë operacional. Nuk e harroj misionin tim për të sjellë 120 vota me avion nga Londra. Kush dëshiron të përfitojë udhëtime falas të nisë me mbledhjen dhe akumulimin e pikëve. Nuk i harroj ata që e kanë përqeshur dhe e kanë tallur projektin e aeroportit të Kukësit. Ky është një objektiv, shpresoj ta realizojmë.”

Kreu i qeverisë theksoi mes të tjerash se porti i parë që do të nisë së shpejti është ai i Sarandës, teksa shtoi gjithashtu se do të ndërtohen edhe dy porte të tjera turistike, përkatësisht në Durrës dhe Vlorë.

“Në pak javë do mund të fillojmë që të japim autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do fillojë në Sarandë. Kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon paradigmën e Sarandës. Vendi do të hyjë shpejt në një hartë që do jetë harta e turizmit të detit, në aspektin ekonomik. Aeroporti i Kukësit operacional në pranverë, do përzgjidhet ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur aeroportin e Kukësit, i ftojë të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *