Subscribe

Ky 15 mars shenon plot dymbëdhejt vjet nga shperthimi tragjik i Gerdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:05 në fabrikën e demontimit të armëve, duke lënë pas viktima dhe të plagosur si dhe shtëpi të shkatërruara.

 

Spitalet u mbushën me të gjymtuar, e të dëmtuar nga vala e shpërthimit. Ndërsa ngjarja tragjike u pasua edhe nga akuza politike ku ne qender te tyre ishte ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, çështja për të cilin u mbyll në Gjykatën e Lartë pa asnjë vendim.

 

Por dhe pse ka kaluar mbi një dekadë nga kjo tragjedi, fajtorët e vërtetë sipas familjarëve të viktimave ende nuk janë ndëshkuar ende.

 

Prej vitesh ata kanë kërkuar drejtësi ndërsa gjykata e ka mbyllur superprocesin në të gjitha shkallët e saj me denime minimale.Per familjaret e viktimave te tragjedise se Gerdecit ngjarja eshte ende nje plage e hapur, ndërsa shpresa e tyre e fundit mbetet drejtësia e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *