Ministri i Turizimit, Blendi Klosi deklaroi në emisionin “Quo Vadis” se vitin e ardhshëm parashikohet një sezon 12 mujor, duke shtuar se këtë sezon veror, hotelierët shqiptarë e ruajtën standardin, pavarësisht mungesës së shpresës si pasojë e krizës.

Ai tha se vendi ynë mundëson që të jetë një destinacion 12 mujor, pasi është e bekuar nga klima e mirë.

“Jemi në fund tetori dhe akoma kemi fluks kemi lëvizje të brendshme. Ne kemi favorin që është akoma ngrohtë. Ajo që thamë për kufirin është e saktë, asnjëherë nuk ceduam. Shtyrja deri në 15 nëntor, bëhet kur ka akoma sezon. Shqipëria është destinacion 12 mujor, ne jemi të bekuar nga një klimë e mirë, nëse do kishte një fashitje të pandemisë, dhe m.q.s maji dhe qershori ishte i të bllokuara, kërkesa e turoperatorëve ishte që ne të zgjasinim sezonin. Ajo që kërkohet viti i ardhshëm është një sezon 12 mujor, mos të ketë një sezon veror, të mos bazohemi tek ato 45 ditët, kemi turistë që vizitojnë natyrën, qytetet turistike, nuk kei pse të mos kemi 12 muaj turizëm.”

 

Krahasuar me rajonin, për Klosin, Shqipëria do të jetë e barabartë mes të barabartëve.

“Jemi në një sistem që vazhdon të kontrollohet me imtësi, në parim të gjitha vendimmarjet i takojnë Ministrisë së Shëndetësisë, unë do të doja që pandemia të merrte fund, kur të dalim nga pandemia, Shqipëria do të jetë e barabartë mes të barabartëve, krahasuar me rajonin. Nuk ndjej asnjë stepje nga operatorët shqiptarë të cilët na kanë falenderuar publikisht edhe kryeminstrin Edi Rama, nuk kam takuar një hotelier që është frenuar, janë shtuar lejet për ndërtimin e hoteleve.  Kemi diskutuar me disa operatorë turistikë, shoqata ishim së bashku, ne promovuam hapjen e sezonit dimëror, kjo është një thirrje edhe për bizneset, një nga debatet që ne bëmë me operatorët turistikë, deri tani biznesi i turizmit ka qenë një biznes pak aventurier, me sezone të shkurtra, tashmë nuk jemi më aveturierë, në rast se nuk ka pandemi do të kemi rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *