6 shqiptare dhe 6 shtetas grek jane shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës,  pas ceremonisë mortore te 35 vjeçarit  Kostandin Kacifa.12 te shoqeruarit po verifikohen per tubim te paligjshem dhe kalim te paligjshem te kufirit.  Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili ka qene i pranishem ne Komisariatin e Gjirokastrës, ka kërkuar procedurë të përshpejtuar për 12 të  shoqeruarit.

Ndërkohë burime pranë Policisë së Gjirokastrës  bërën të ditur për Vizion Plus se janë ndaluar edhe Anesti Kacis dhe Harallambos Karathanos, ku ky i fundit, një eksponent i njohur i agimit te artë, i cili ka hyrë ilegalisht në Shqipëri. Burimet gjithashtu pohuan se karathanos ka qenë  organizuesi i tubimit të paligjshëm në bularat gjatë ceremonisë mortore të Kacifas.

Nga ana tjetër, ne piken kufitare të kakavijes është  arrestuan nje shtetas grek, pasi gjate kontrollit ne mjet ju gjet nje gezhoje. Ai u shoqërua ne polici per verifikim te metejshem.

Qindra qytetarë grekë udhëtuan gjatë gjithë natës nga vendi fqinj drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në varrimin e kacifas, por 46 persona te njohur si ekstremiste nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri.

Uniformat blu kontrolluan edhe autobuzët që kishin sjelle shtetasit grek për të gjetur banderolën e madhe që u hap gjatë ceremonisë mortore. Ekstremistët mbanin të veshura bluza ku shkruhej “Vorio Epir’. Ndërkohë, qindra grekë të tjerë të cilët u futën në shqipëri me autobuzë janë kontrolluar imtësisht në kufi.

Policia shqiptare kishte marre masat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar. Agjentë civile dhe FNSH ishin stacionuar në Kakavijë që prej ditës së mërkurë.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës sekuestroi disa sendet që iu gjetën 4 shtetasve greke, kapuçe të zinj dhe materiale të tjera që  përmbanin shkrime ekstremiste. Në to shkruhet: “Brigada greke” dhe “Territor  etnik”.

Por edhe autoritetet greke kishin marre masa per ndalimin e ekstremisteve. Qeveria e Athines i kërkoi  qytetarëve të saj të tregonin vetëpërmbajtje

Ministria e jashtme greke dhe ministria e mbrojtjes së qytetarit bashkëpunuan për të shmangur cdo incident të mundshëm në Bularat.

Autoritete ngriten postblloqe në fshatin Kallpaq afër pikës së kalimit kufitar të kakavijës me qëllim përforcimin e kontrolleve e shmangjen e incidenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *