Subscribe

Banka Botërore thotë se varfëria në Shqipëri për shkak të pandemisë pritet të rritet me 5%. Por çfarë do të thotë kjo shifër? Zëvendësministri i Mirëqenies Sociale, Albert Nikolla shpjegoi për E-Zonë në Vizion Plus” se 115 mijë deri në 230 mijë individë do të zhyten në varfëri.

 

“Do të thotë që numri i personave të varfër mendohet të ketë një rritje nga 115 mijë deri në 230 mijë individë. Ose 28 mijë familje deri në 57 mijë familje, në rastin e pandemisë, siç ndodhi në tre muajt e izolimit. Këto shifra mund të rëndohen.”

 

Mirëpo ai sqaroi se qeveria është e përgatitur për çdo skenar. Pjesë e përgatitjes, sipas tij, është edhe fond i rritur i ndihmës ekonomike 5-10 miliardë lekë të reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *