Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha mori fjalën në foltorene Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama prezantoi disa nga pikat kryesore të buxhetit 2022

Basha theksoi se ky buxhet ndikon rëndë në xhepat e shqiptarëve. Sipas tij në Shqipëri është krijuar një spirale varfërie e largimi që vijon prej 8 vitesh.

Sipas Bashës, ky buxhet vitin e ardhshëm do të japë me PPP për 5 oligarkë, 113 milion euro. Sipas Bashës kjo është dyfishi i indeksimit të pensioneve.

“Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën tuaj më të keqe, këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë,
Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është një përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.
Të cmieve që vrapojnë dhe parakalojnë gjasme-indeksimin e vobektë e rrogave dhe pensioneve.
E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi npërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju.
Pasi deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.
Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre,
Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë,
mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.
Sepse po menduat për ta, rrezikoni që vitin e ardhshëm të mos jepni dot 113 milionë euro për PPP-të e klientëve tuaj.
Një shifër 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve,
Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *