11 persona u arrestuan nga policia për përplasjen me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në elbasan ku u ekzekutua 56-vjeçari Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën katër të tjerë, mes të cilëve një efektive policie. Të arrestuarit janë kryesisht mbështetës të Partisë Demokratike, ndërsa akuzohen për disa vepra penale. Mes tyre eshte edhe ish drejtori i burgjeve ne kohen e qeverisjes se PD,. Arjan Hoxha.

 

ARDI VELIU – DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË 

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 

Po ashtu u shpall në kërkim Klement Xhaferri, i njohur ndryshe dhe me emrin Kel Çami. Xhaferri është hetuar më parë për ngjarjen e vitit 2017 në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Sipas policisë, shkak për përplasjen me armë zjarri u bë bllokimi i një makine tip ML në rrugën ”Lef Nosi”, nga ana e mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët drejtoheshin nga përgjegjësi i sigurisë së shtabit elektoral në këtë qytet, Arjan Hoxha.

 

Moment ky që solli dhe përplasjen me armë mes militantëve të PS dhe PD, por që policia nuk sqaroi se kush hapi zjarr i pari nga radhët e personave të përfshirë në konflikt.

 

 

Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve  dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

 

Sipas policisë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave  9  dhe 11.1 milimetra,  4 predha,  tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa  dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje kamerave të sigurisë si dhe një armë zjarri e tipit “Glock”, e cila u përdor nga ish efektivi i forcave special të renea Arbër Paplekaj.

Uniformat blu kanë hedhur poshtë pretendimet e partisë demorkatike se në automjetin pa targa tip ML benz kishte para që do të përdoreshim për shitblerje të votës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *