Krerët e shtetit shqiptar janë mbledhur në Vlorë për të nderuar festen e pavarësisë së Shqipërisë.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, presidenti i republikës Meta, kryetari i parlamentit Ruçi dhe kryeministri Rama vendosen kurora me lule në këtë 108 vjetor të pavarësisë

Por edhe pse ceremonia bashkoi presidentin meta e kryeministrin rama, mesazhet e tyre ishin ndryshme. Kryetari i shtetit nga vlora kritikoi vendimin e mazhorancës për ngritjen e një komisioni për akuzat e Dick Martyt .

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Të cilat i shërbejnë armiqve të shqipërisë dhe nuk  i shërbëjnë as shqipërisë, nuk i sherbejnë shtetit të kosovës, janë gjëra të cilat janë vërtet absurde. “

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dëshiroj tu uroj festën e Pavarësisë dhe ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi.Mendoj se eshte e qartw qe eshte nje akt edhe me shume se absurd”.

 

Në Vlorë  ishte edhe kryetarja e LSI, pasi ndryshe nga i gjithë koalicioni opozitar, LSI në 28 feston vetëm ditën e flamurit.

 

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

 

Sot Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në këtë ditë flamuri, në këtë ditë të mrekullueshme, si 108 vite më parë, që të gjithë mendjet e ndritura të Shqipërisë u kthyen për të përballuar atë evazion të së keqes në Shqipëri, sot më shumë se kurrë edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ju faleminderit, gëzuar festat, mbarësi të gjithëve. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!

 

Atmosfera këtë vit në qytetin e flamurit  ka qenë e vakët për shkak të pandemisë së koronavirusit, por duket se as në këtë situatë duket se kosovarët nuk e kanë braktisur Vlorën.

 

 

“Covidi s’mundet me na ndalue çështjet kombëtare e mbi  të gjitha ditën e flamurit se është dite e shenjtë për shqiptarinë.”

 

Për shkak të pandemisë e ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social edhe në këtë fundjavë feste, por ky apel duket se nuk u degjua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *