Subscribe

Lideri i opozites, Lulzim Basha ka shfrytezuar nje takim me studentet e Universitetit Bujqësor, per te risjelle ne vemendje premtimin e hershem te Partise Demokratike per 100 milione euro subvencione per bujqesine.

 

Sipas Bashes, mbeshtetja nga shteti eshte e vetmja rruge qe fermeri te konkurroje me cmimin dhe cilesine e produkteve.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të.”

 

Basha u ka shpjeguar te rinjve se PD synon te krijoje nje qeveri te vogel e te stimuloje ekonomine nepermjet taksave te uleta.

 

Basha u ka bere apel qytetareve te votojne per ndryshimin ne 25 prill, pasi e kunderta sipas tij do te ishte fatale.

 

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon. Tani nuk ka më kohë. Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim. Mosndryshimi do të kishte pasoja fatale.”

 

Basha i ka meshuar programit te PD per studentet duke nisur nga pagesa per studimet tek pagesa per stazhin, duke iu premtuar se do te beje gjithcka qe te rinjte mos largohen nga vendi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *