Në historinë e Champions League-ës të shumtë kanë qenë golat e shënuara që në sekondat e para të lojës, por ende askush nuk e ka thyer rekordin e Roy Makaay-it, që këtë javë shënon 10 vite nga vendosja e tij.

 

Gareth Bale i shënoi Legias së Varshavës këtë sezon pas vetëm 57 sekondash lojë duke u bërë realizuesi më i shpejtë në historinë e Champions League-ës për Realin e Madridit. Uellsiani e shënoi këtë gol më 2 nëntor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes së luajtur në Poloni, në fazën e grupeve, ku Legia luante pa tifozë, por goli i tij nuk i afrohet kurrësesi atij të holandezit të Bayernit.

 

Në fakt në mars të vitit 2007-të, Makaay i shënonte pikërisht Realit në atë sfidë të luajtur në Allianz Arena dhe interesante është se topin e parë e luanin vetë “Los Blancos”. Në vetëm 10 sekonda, një gafë e Roberto Carlos i mundësoi Makaay-it golin rekord. Holandezi, askohe 34-vjecar, nuk arriti ta shpallë Bayernin kampione të Evropës, pasi u mund në cerek-finale nga Milani, që në fund triumfuan 2-1 me Liverpoolin në finalen e Athinës.

 

 

Për Bayernin do të duheshin edhe 5 vite të tjera, që Jupp Heynckess t’u jepte atyre titullin kampion Evrope. Por sidoqoftë Makaay mbetet në histori dhe deri më sot, 10 vite pas atij realizimi vazhdon të jetë në librin e statistikave të Champions League-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *