Solidariteti me të prekurit nga tërmeti I fortë I 26 nentorit ka qënë I jashtëzakonshëm. Shembujt e kontributeve brenda dhe jashtë vendit kanë qënë nga më të ndryshimit, shumë prej tyre tejet prekës.
Njeri u bë publik nga mediat e Kosovës. Bëhet fjalë për një të moshuar nga Medvegja I cili duke qarë deklaroi se kishte vetëm 10 euro pasuri, dhe ato do tia faltë Shqiperisë për të prekurit nga tërmeti.

Një video që beri xhiron e rrjeteve sociale dhe që u shpërnda pastaj edhe nga kryeministri Rama. Ai e konsideroi të moshuarin nga Medvegja, heroin e ditës, njeriun më të pasur që kishte njohur.

Rama premtoi se do të shkoj ta takoj nga afër, të moshuarin që u bë motivim për të gjithë.

 

 

MY HERO❤️

ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë?

Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet?

 

e-albania.al/dhuro

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *