Me rastin e 1-vjetorit të nisjes së misionit FRONTEX në Shqipëri, ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilluan një vizitë në PKK Kakavijë.

Veliu i akordoi mesditën e kësaj të premteje certifikatë “Për shërbime të dalluara” punonjëses se Agjencisësë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Indra Briska.

Znj. Briska ka falënderuar drejtuesit e Policisë për këtë vlerësim dhe ka theksuar se do të vijojë të japë kontributin e saj për arritjen e objektivave të këtij operacioni.

Prej një viti, 415 oficerë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë patrulluar së bashku me Policinë Kufitare, në kuadër të këtij operacioni, i cili ka si qëllim kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe forcimin e bashkëpunimit evropian.  

Ky operacion ka patur rezultate shumë të mira falë bashkëpunimit që Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka patur me Menaxheren Operacionale znj. Indra Briska, e cila ka planifikuar burimet njerëzore dhe logjistike në funksion të zhvillimit të këtij operacioni në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *