Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvendosur sot “Foltoren” në Kurbin.

 

Në fillim të fjalës së tij, Berisha ësshtë ndalur tek tërmeti I 26 nëntorit të dy viteve më parë ndërsa në sallë është mbajtur një minitë heshtje, në nderim të viktimave.

 

Ish kryeministri nuk kurse akuzat ndaj qeverisë për të cilën tha se është fajtore për jetët e humbura nga ky tërmet.

 

“Viktimat e tërmetit ishin një krim i mirëfilltë shtetëror pasi pallatet u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit, por një qeveri e papërgjegjshme ndonëse konstatuan që pallatet ishin të pabanueshme i la banorët në mëshirë të fatit për tu marrë jetën një tërmet tjetër.
Sot për 51 viktima para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar dhe kjo është një krim i dytë, i shëmtuar pas braktisjes së tyre”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *