Selmanllari: S'mbaj mend asgjė pėr Gėrdecin  
 
 

Pasi ka refuzuar disa here ti pėrgjigjet thirrjes se gjykatės pėr t'u paraqitur si dėshmitar ne procesin e Gėrdecit, biznesmeni Rrahman Selmanllari, i njohur si njė nga njerėzit me te afėrt te djalit te kryeministrit Shkėlzen Berisha, ėshtė paraqitur ne seancėn e kėsaj te premteje i shoqėruar nga avokati...

 
 
 

9/10/2010 7:14:22 AM

     
   
     
 
 
 
 

Mazhoranca sulmon Topin

    

7/28/2010 8:30:30 AM

     
 

Pėr here te pare qe kur ėshtė zgjedhur ne krye te shtetit nga radhėt e kėsaj mazhorance, presidenti i Republikės sulmohet hapur nga demokratet pėr shkelje te rende te kushtetutės. Shkak ėshtė bere emėrimi i kryetarit te ri te Gjykatės Kushtetuese, qe sipas shumicės duhet te ishte kryer para datės 4 qershor. Sekretari i komisionit parlamentar te ligjeve Eduard Halimi, e ka cilėsuar kėtė veprim te kreut te shtetit pėr te mos firmosur dekretin, si njė ngjarje shume te rende. Por zyra juridike e presidentit, pėrmes kėshilltarit Spiro Peēi e ka quajtur te ngutur kėrkesėn e mazhorances pėr zgjedhjen e kreut te kushtetueses pėrmes njė seance te jashtėzakonshme, duke ia lėnė kėtė proces ditėve te para te shtatorit. Zoti Peēi tha se nuk mund te emėrohet kryetari ne njė kohe qe 4 nga anėtaret e trupės kushtetuese janė me mandat te pėrfunduar. Zoti Peēi tha se presidenti ka tentuar te paktėn tre here ta zhbllokoje situatėn, duke i propozuar edhe njė tjetėr mandate kreut aktual te gjykatės Kushtetuese,Vladimir Kristo, madje edhe dy anėtarėve te tjerė, por oferta ėshtė refuzuar. I kontaktuar me telefon zoti Kristo, pohoi deklarimet e kėshilltarit Peēi, dhe tha se fryma e kushtetutės ėshtė e tille, qe nuk bllokohen institucionet kushtetuese. Kreu i Gjykatės Kushtetuese dha ketė pėrgjigje pėrmes njė teksti te shkruar.. "Ju falėnderoj sinqerisht pėr interesimin!Mundet vetėm te konfirmoj qe ėshtė e vėrtete qe jam thirrur nga presidenti mbas mbarimit te afatit 3-vjeēar, pėr ta pėrsėritur pėr tre vjet te tjera, dhe kam refuzuar. Si drejtues i njė institucioni kushtetues, jam ne pritje pėr t'i dorėzuar detyrėn zėvendėsit, sipas rregullave te funksionimit te shtetit ligjor. Fryma e kushtetutės ėshtė e tille, qe veprimtaria e institucioneve kushtetuese, ne asnjė rast te mos bllokohet". Ne korrik te vitit 2008, njė vit pasi ish-nėnkryetari demokrat Bamir Topi u zgjodh ne krye te shtetit, shumica rrezoi 5 dekrete te tij pėr Gjykatėn e Larte. Ndėrsa javėt e fundit, demokratet hodhėn poshtė edhe 2 dekrete te tjera duke i konsideruar kandidaturat moralisht si te papajtueshme me kėrkesat e mazhorances. Zhvillimet e ditėve te fundit lidhur me kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, i kane kthyer marrėdhėniet mes presidentit Topi dhe mazhorances, qe e votoi ne qershor te 2007-ės, nga periudha e luftės se ftohte, ne njė beteje te hapur publike.

Shpėrndaje