| |
Bashkimi europian po tėrheq brenda unionit edhe Kosovėn, shtetin me te ri ne Ballkan. Kėshtu shkruan gazeta prestigjioze "Financial Times" ne njė artikull kushtuar rajonit tone me titull: "Ballkani te sillet serish ne zemėr te Evropės." Ky fakt, shkruan gazeta, konfirmohet edhe nga vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare te Hagės me 22 korrik, e cila fare qarte u shpreh pro ligjshmėrisė se pavarėsisė.
Deklaratat qe pasuan nga zyrtaret e BE, thekson "Financial Times" duke iu referuar pėrfaqėsueses pėr politiken e jashtme Catherine Ashton, treguan se unioni hap rrugėn e dialogut, sepse kėrkon te afroje Serbinė dhe Kosovėn pranė gjirit te saj.
Ndėrsa pese vende te Bashkimit Europian ende nuk kane ndryshuar qėndrim lidhur me pavarėsinė e Kosovės, kryeministri Hashim Thaēi deklaron se ato po veprojnė ne kundėrshtim me te drejtėn ndėrkombėtare. Kėto komente Thaēi i beri pėr te pėrditshmen "The Times" ndėrsa shtoi se tashme qe Haga dha verdiktin e saj pret njohje te reja ne mėnyrė qe rruga e Kosovės drejt institucioneve euroatlantike te jete me e lehte. Aktualisht pesė shtete te Bashkimit Evropian Spanja, Greqia, Qipro Sllovakia dhe Rumania ende nuk e kane njohur Kosovėn.
Shpėrndaje
|
 |