| |
Ka pėrfunduar edhe zyrtarisht aventura e Diego Armando Maradones ne krye te Argjentinės. Lajmi ėshtė zyrtarizuar nga federata futbollistike e kėtij vendi, e cila ne deklaratėn e saj, ka vene ne dukje se nuk ishin kushtet e duhura pėr te rinovuar kontratėn me El Pibe De Oro. Eliminimi nga gjermania ne botėror dhe polemikat pėr te mbajtur stafin teknik aktual, ishin dhe shkaqet e largimit pas 21 muajsh te diegos nga pankina argjentinase. Takimi miqėsor i 11 gushtit me Irlandėn do te drejtohet nga tekniku i shpresave, Serxhio Batista. Ndėrkohė, largimi i Maradones nga pankina ka sjelle njė reagim te ashpėr nga media, por edhe tifozėt, te cilėt kane protestuar ndaj presidentit te federatės, Grandona.
Shpėrndaje
|
 |