| |
Pas dy vjetėsh ne krye te misionit EULEX ne Kosovė, gjenerali Iv De Kermabon do t'i lere vendin, ish-komandantit te forcave te NATO-s, gjeneralit Ksavier De Marnak. Lajmi ėshtė konfirmuar nga zyra pėr informimin e EULEX, sipas te cilės vendimi ėshtė marre nga komisioni i Bashkimit Evropian pėr politike dhe siguri. Duke folur ne Bruksel pėr punėn e EULEX ne kėto dy vjet, Kermabon tha: "Misioni EULEX punon ne dy faza: e pare ka te beje me vijimin e hetimeve pėr krimet e luftės dhe personat e humbur qe shpesh here kėrkon edhe bashkėpunimin e Serbisė. Faza e dyte ka te beje me luftėn kundėr korrupsionit ne nivel lokal dhe atė qendror. Kėto mbeten edhe prioritetet e misionit te Bashkimit Evropian pėr te ardhmen ne Kosovė". Sa i pėrket arrestimeve pėr zyrtaret e larte Kermabon tha se lufta kundėr korrupsionit nuk njeh poste. "Arrestimi i guvernatorit ėshtė rezultat i njė pune te gjate te EULEX qe kulmoi edhe me arrestimin e personave qe kane mbajtur poste e rėndėsishme. Ky fakt tregon rendėsine e kėtij misioni ne Kosovė". Gjenerali Ksavier De Marnak do te marre postin me 15 tetor 2010, ndėrkohė qe emėrimi ėshtė bere pėr njė vit, me mundėsi ripėrtėritjeje.
Shpėrndaje
|
 |